Letonia hyn në euro
Riga, 27 dhjetor - Letonia, nxënësja model e Bashkimit Evropian me kuotat e rritjes ekonomike, që i turpëron fqinjët e saj, po bëhet gati të futet në zonen euro më 1 janar, e pandjeshme ndaj një opinioni publik ngurrues.
Ky vend balltik me dy milionë banorë do te behet anetari i 18-te i zones euro dhe vendi i katert ish-komunist i Evropes Qendrore dhe Lindore qe miraton monedhen e perbashket evropiane pas Sllovenise ne vitin 2007, Slovakise ne 2009-n dhe Estonise ne 2011-n.
Letonia, vend anetar i BE-se qe prej vitit 2004, me nje rritje vjetore te PBB-se prej pese per qind ne vitin 2011 dhe 2012, ngjitet ne krye te bllokut te 28-shes dhe pritet te vazhdoje edhe 2013 me nje rritje prej me teper se kater per qind.
Kryeministri letonez Valdis Dombrovskis ka theksuar se anetaresimi ne euro do ta ndihmoje ekonomine e vendit duke lehtesuar shkembimet dhe duke forcuar besiin e investitoreve.
Por, ai po has veshtiresi ne bindjen e bashkepatrioteve te cilet dyshojne se braktisja e valutes kombetare, lati, do te sjelle nje rritje cmimesh.
Sipas sondazheve, vetem 20 per qind e letonezeve mbeshtesin kalimin ne zone euro, ndersa 58 per qind jane kunder.