17 Maj 2024

Letoni, papunësia regjistron rritje prej 16 për qind

Riga, 23 maj - Letonia, ish-republikë sovjetike bërë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2004, ka dalë me vështirësi nga recesioni në fillim të vitit 2010.

Përqindja e papunësisë në Letoni ka regjistruar rritje në tremujorin e parë të vitit me 16,3 për qind të popullsisë aktive, pas 15 për qind në tremujorin e katërt dhe 14,4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2011, njoftoi Zyra Kombëtare e statistikave.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, papunësia kishte prekur 17,6 për qind të popullsisë aktive në Letoni.

Rreth 166 700 punonjës janë pushuar nga puna në fund të muajit mars në këtë vend baltik me dy milionë banorë, kundër 155 000 në fund të muajit dhjetor 2011, sipas statistikave zyrtare.

Letonia, ish-republikë sovjetike bërë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2004, ka dalë me vështirësi nga recesioni në fillim të vitit 2010, pasi rënies së Prodhimit të Brendshëm Bruto me 18 për qind në vitin 2009, rënia më e fortë ekonomike mes 27 anëtareve të Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)