Leonetti: Greqia nuk do të falimentojë
Ahtinë, 7 tetor - Greqia nuk do të falimentojë dhe do të mbetet në zonën euro, u shpreh sot ministri francez i Çështjeve evropiane, Jean Leonetti.
\"Nuk do të ketë falimentim për Greqinë dhe nuk do të ketë dalje të saj nga zona euro\", deklaroi ministri francez në Zagreb, etapa e parë e një turneu në Ballkanin perëndimor gjatë të cilit do të shkojë më tej në Serbi.
\"Bashkimi Evropian, ashtu si gjithmonë, do të dalë më i fortë nga kjo krizë, por ai do të kalojë një etapë vendimtare\", vazhdoi ministri.
Greqia është përfshirë aktualisht nga një recesion i thellë dhe financat e saj publike janë në prag të falimentimit. Kjo krizë po trondit zonën euro që prej disa muajve.