Lehman Brothers njofton zyrtarisht procesin e falimentimi
New York, 7 mars - Banka amerikane e investimeve Lehman Brothers njoftoi sot fillimin zyrtar të procesit të falimentimit, që do të lejojë shlyerjen e kreditorëve, tre vjet e gjysëm pas paraqitjes së bilancit, që shkaktoi krizën financiare.
Jemi krenarë të njoftojmë daljen e bankës Lehman nga kapitulli 11, ligji amerikan për falimentimin dhe hyrjen në një fazë përfundimtare të procesit, shpërndarjet e fondeve për kreditorët, deklaroi drejtori ekzekutiv i bankës, John Suckow.