Lehman Brothers: Menaxhmenti nuk bart përgjegjësi për falimentimin

SHBA, 12 mars - Banka amerikane për investime Lehman Brothers disa javë para falimentimit në shtator të vitit 2008 nuk ka qenë e aftë të paguajë.
Një ekspert i ngarkuar nga gjykata arrin në përfundimin se banka kishte fshehur borxhet e saj. Megjithatë ekonomisti i ngarkuar me ekspertizën nuk fajëson menaxhmentin e bankës që të ketë reaguar keq.
Përgjegjësit kryesisht nuk janë fajtorë për falimentimin e bankës, thuhet në raport. Lehman pati falimentuar pas grumbullimit të një mali borxhesh prej 600 miliardë dollarë.
Falimentimi i ndërrmarrjes më të madhe në historinë amerikane konsiderohet të jetë edhe shkaktari kryesor për recesionin më të rëndë që pas Luftës së Dytë Botërore.