Legarde për dalje të kontrolluar të Greqisë nga Eurozona
Paris, 16 maj - Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristin Lagarde në intervistën për televizionin francez France 24 përmendi mundësinë për dalje të kontrolluar të Greqisë nga Eurozona.
Në qoftë se nuk respektohen angazhimet, duhet të bëhen rishqyrtime, ndërsa kjo do të thotë ose financim plotësues ose kohë shtesë ose mekanizëm për dalje, i cili në këtë rast duhet të kontrollohet, tha Lagarde.
Kjo do të ishte diçka që do të kushtojë shtrenjtë dhe që do të përmbajë rreziqe të mëdha, por kjo është pjesë e varianteve, të cilat jemi të obliguar edhe teknikisht ti shqyrtojmë, shtoi ajo.