29 Prill 2024

Legarde: Obligimet e SHBA-së do të sjellin jostabilitet

Washington, 28 korrik - Debati afatgjatë politik në SHBA rreth rritjes së huazimit dhe mundësia për bankroto teknik paraqesin kërcënim për stabilitetin ekonomik në botë, tha drejtoresha e re Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christin Legarde.

“Puna më pikëlluese është ajo që nuk jemi në gjendje ta ndalim kohën. Lidhur me çështjen e rritjes së limitit të huazimit, ora rreh dhe çështja duhet të zgjidhet menjëherë. Tronditja fiskale në SHBA do të ketë pasoja serioze për pjesën e mbetur të botës”, deklaroi Christin Legarde, duke folur të martën në qendrën analitike të Këshillit për marrëdhënie ndërkomvëtare.

SHBA-ja më 16 maj caktoi limitin për buxhetin shtetëror, të definuar nga Kongresi vitin e kaluar në 14,3 trilionë dollarë. Në fund të vitit fiskal 2011 deficiti buxhetor është projektuar që të arrijë rreth 1,5 trilionë dollarë.

Presidenti Barak Obama dhe republikanët të cilët janë shumicë në Dhomën përfaqësuese në Kongres janë duke zhvilluar negociata të gjata dhe të mundimshme për përcaktimin e limitit të huazimit dhe rritjen e tij të mundshme.

Sipas Legard, kompromisi mes partive politike në SHBA doemos duhet të gjendet sa është e mundshme më shpejtë në interes të tërë botës. Me këtë rast, ajo theksoi se ky do të jetë një hap i madh përpara në afrimin e qëndrimeve të liderëve evropianë në zgjidhjen e problemit të borxhit në Eurozonë.

Zvogëlimi i borxhit të brendshëm të SHBA-së mësa i domosdoshëm për stabilitetin e ekonomisë botërore, por ai mund të zvogëlohet vetëm si stabilizim i përgjithshëm i situatës, duke përfshirë edhe trendin pozitiv në tregun e punës, konsideron Lagard.

Sipas saj, papunësia edhe më tutje mbetet kërcënim kryesor me të cilin përballet jo vetëm SHBA-ja, por edhe tërë bota. Përqindja e lartë e të papunëve te gjeneratat e reja mund të shkaktojë trazira sociale, siç ishin ato në Egjipt, konsideron drejtoresha ekzekutive e FMN-së.

“Krijimi i vendeve të punës është çështja kritike e rëndësishme. Rreziku nga trazirat sociale shqetëson tërë botën”, tha Legard. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)