Legarde: FMN nuk është grumbull parash vetëm për Evropën
Washington, 11 korrik - Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde përsëriti sot se kontributetet e FMN-së, të rritura kohët e fundit, nuk përbëjnë një grumbull të konsiderueshëm parash vetëm për Evropën, por nga këto kontribute duhet të përfitojnë të gjithë vendet anëtare.
\"Këto kontribute, që janë ofruar nga shumë vende të botës, nuk janë dhurata, as subvencione. Këto kontribute vazhdojnë të bëjnë pjesë në rezervat e vendeve donatore\'\', theksoi Lagarde gjatë një vizite në Indonezi.
\"FMN-ja numëron 188 anëtarë, gjatë një krize ekonomike të rëndë, askush nuk është imun. Dhe detyra ime është të jem e aftë t\'u përgjigjem nevojave të atyre vendeve që kanë të ardhura të ulëta, që janë vende me të ardhura të mesme, vendeve në zhvillim. FMN është atje për të gjithë\'\', shtoi Lagarde.