07 Nëntor 2024

Legarde: Ekonomia botërore po fiton vrull

Bruksel, 13 prill - Ekonomia botërore po përjeton një lulëzim "pranvere", tha të mërkurën shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Legarde, ndërsa paralajmëroi se "masat e proteksionizmit" do ta errësojnë tregtinë.

Pas gjashtë vitesh rritje zhgënjyese, ekonomia botërore po fiton vrull, tha Legarde në një takim të hapur të mbajtur në Bruksel.

Për vendet e zhvilluara, parashikimi për të ardhmen është përmirësuar për shkak të forcimit të veprimtarisë prodhuese. Kjo ngritje i përfshin të gjithë vendet, përfshirë edhe Europën, pavarësisht se disa vende po ndeshen ende me borxh të lartë dhe sistem të dobët bankar.

Perspektivat për rritje në ekonomitë në zhvillim janë gjithashtu të gjera, tha shefja e FMN-së, duke shtuar se ata kanë nxitur rimëkëmbjen globale në vitet e fundit dhe do të vazhdojë të kontribuojë me më shumë se tre të katërtat e Prodhimit të Brendshëm Bruto global (GDP) në 2017-n. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)