15 Maj 2024

Legard: Vendet debitore të reduktojnë deficitet buxhetore

Washington, 9 maj - Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristin Lagard paralajmëroi vendet debitore që të reduktojnë deficitet buxhetore.

Drejtoresha Operative e FMN-së u bëri apel vendeve debitore të Evropës dhe rajoneve të tjera që të ulin gradualisht deficitet buxhetore pa dëmtuar edhe më shumë ekonomitë e tyre.

Gjatë fjalimit të mbajtur në qytetin Zyrih të Zvicrës, Kristin Lagard paralajmëroi se shkurtimet e menjëhershme të shpenzimeve mund të ngadalësojnë ekonominë, veçanërisht nëse një vend është duke u përballur me rritje të dobët.

Lagard theksoi se po diskutohet rritja ekonomike përballë masave shtrënguese dhe shtoi: \"Unë jam e besimit se ky është një debat i gabuar. Ne mund të hartojmë një strategji të mirë për stabilitet dhe rritje ekonomike.\"

Fondi Monetar Ndërkombëtar për këtë vit parashikon një rritje ekonomike globale në nivelin 3,5 për qind.

Bazuar tek të dhënat e FMN-së, e cila, sipas gjasave, parashikon gjithashtu një rritje ekonomike në nivelin 2,1 për qind për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet që Eurozona të bjerë në recesion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)