Legalizimi i marijuanës, Kolorado mbledh 2 mln$ në 2 muaj
Kolorado, 12 mars - Shteti i Kolorados mblodhi 2 milionë dollarë taksa nga bizneset e sapo legalizuara që shesin marijuanë, e kjo vetëm për dy muaj.
Kolorado është shteti i parë amerikan që legalizon shitjen e kanabisit në vitin 2012, dhe dyqanet nisën aktivitetin e tyre më 1 janar të këtij viti.
Në total, vlerësohet se 59 kompani paguan taksat për një shitje me vlerë 14 milionë dollarë, e shteti mblodhi rreth 3.5 milionë dollarë nëse në total përfshihen edhe shitjet e marijuanës për qëllime mjekësore.
Paratë e mbledhura nga ky biznes janë të paracaktuara për shërbimet ndaj të rinjve, parandalimin dhe trajtimin e abuzimit me substancat narkotike, për shëndetin publik. plani është hartuar nga guvernatori i Kolorados, John Hickenlooper.
Shumë shtete të tjera amerikane po vëzhgojnë me kujdes ecurinë e biznesit dhe shifrat që vijnë nga Kolorado. Washingtoni planifikon të legalizojë shitjen e marijuanës gjatë vitit.
Sipas të dhënave zyrtare pjesa më e madhe e të ardhurave nga taksat e shitjes së drogës, kanë ardhur në qyteti i Denver.
Së fundmi, presidenti amerikan, Barack Obama tha gjatë një interviste se marijuana nuk është më e rrezikshme sesa alkoolo, ndërkohë që këshilloi se të dyja zakonet janë të këqija.
Por pavarësisht nga kjo ai instruktoi Departamentin e Drejtësisë të ndalë përndjekjen ligjore të bankave që bëjnë biznes me kompanitë e kanabisit.
Aktualisht, 20 shtete amerikane madje edhe zemra e Amerikës, Washington DC lejojnë shitjen e marijuanës për qëllime mjekësore