Legade: Kriza përbën një rrezik për të gjitha ekonomitë e botës
Washington, 20 dhjetor - Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde u shpreh sot se kriza evropiane e borxhit përbën një rrezik për të gjitha ekonomitë e botës, gjatë një vizite në Nigeri, për herë të parë për të në Afrikë.
"Ajo që ndodh në ekonomitë e përparuara dhe veçanërisht në Evropë, është sigurisht një burim shqetësimi për të gjithë botën aktuale", deklaroi ajo gjatë një takimi me kryetarin e Senatit nigerian David Mark.
"Për shkak të gamës së madhe të krizës dhe vështirësive të evropianëve në përballimin e saj, ajo do të ketë pasoja në të gjitha ekonomitë e botës", paralajmëroi Lagarde.