16 Janar 2025

LDK: Zhvillimi ekonomik i Kosovës në rrezik nga politizimi

Prishtinë, 15 mars - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Qendrore, Bedri Hamza dhe më herët e Kryetarit të Bordit të Agjencisë Kosovare Privatizimit, Blerim Rexha të është në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi dhe parimet demokratike të qeverisjes që këto institucione të mbesin të pavarura nga politika.

Të dy personat e zgjedhur në krye të këtyre institucioneve janë funksionarë të lartë të PDK-së.

Avdullah Hoti nga LDK ka thënë së vënia nën kontroll të drejtpërdrejt e këtyre institucioneve nga ana e PDK-së është e dëmshme për ekonominë dhe për demokracinë në Kosovë.

"Është e papranueshme neglizhenca e deputetëve të PDK-së, të koalicionit qeverisës dhe të AAK ndaj këtyre zhvillimeve të dëmshme për ekonominë dhe demokracinë vendore", ka thënë Hoti.

Derisa të njëjtit deputetë kërkonin që anëtarët e bordit të ndërmarrjeve publike të mos kenë pasur funksione politike në tri vitet e fundit, ata tek rasti i Guvernatorit të Bankës Qendrore dhe Kryetarit të Bordit të AKP-së nuk kërkuan një gjë e tillë, duke bërë kështu shkelje ligjore me vetëdije.

LDK sipas tij konsideron se ta deputetë që votuan pro këtyre emërimeve janë duke e keqpërdorur besimin e qytetarëve. Atë besim e kanë vënë në shërbim të Hashim Thaçit dhe grupeve të korruptuara të interesit brenda PDK-së.

Kryetari i Bordit të AKP-së ka nën menaxhim afër 700 milion euro të mbledhura nga privatizimi dhe qindra miliona euro asete të ndërmarrjeve shoqërore që nuk janë privatizuar ende.

Ndërsa, Guvernatori i Bankës Qendrore udhëheq me sistemit financiar të vendit. Me këto zgjedhje politike, është lëkundur besimi i investitorëve në sistemit financiar të vendit.

Ndërsa, në rastin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, do të vazhdohet me falje të aseteve me nga 2 euro për ari të tokës bujqësore dhe kurdisje të privatizimeve ashtu siç ka ndodhur deri më tani.

LDK është kundër këtyre emërimeve. LDK e bën të qartë se sapo të vije në pushtet do të ndërmarr reforma të thella, përfshirë shkarkimin e këtyre personave, për të siguruar që këto institucione ekonomike të pavarura të mbeten vërtet të pavarura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)