11 Maj 2024

LDK: Xhepi i kosovarëve u varfërua për 3.1 për qind

Prishtinë, 16 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlerësuar se rritja e varfërisë, shtrenjtimi i kostos dhe rritja e papunësisë konfirmojnë se Qeveria Thaçi ka devijuar plotësisht nga agjenda zhvillimore e vendit.

Ceremonia e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë sipas LDK-së u mbulua me fjalime të mëdha që thurnin lavde për rolin e udhëheqësve të institucioneve në pavarësinë e vendit, por që nuk adresonin problemet zhvillimore të vendit.

LDK vlerëson se gjatë këtij muaji, xhepi i kosovarëve u varfëruar për 3.1 për qind, për shkak të inflacionit sidomos në artikujt bazik si: perimet (9.4 për qind), rryma elektrike (8.9 për qind), qumështi dhe vezët (2.4 për qind).

Në fillim të vitit shkollor, familjet po përballen me 19.5 për qind rritje të çmimit të librave dhe materialeve shkollore. Rreth gjysmë milioni nxënës dhe studentë po paguajnë shtrenjtë për arsimimin e tyre.

Pas shtrenjtimit të rrymës me rreth 8 për qind para disa muajsh, kanë filluar negociatat për një rritje tjetër.

Kjo rritje sipas LDK-së po shkaktohet drejtpërdrejt nga Qeveria Thaçi si rezultat i rritjes së çmimit të tantiemës për thëngjill nga 0.23 euro në 3 euro.

"Rritja e kostos së jetës po e varfëron më tutje tryezën e rreth 34 mijë familjeve që përfitojnë ndihmë sociale, e cila nuk i mbulon as nevojat elementare. Me rreth 70 euro në muaj, nuk mund të blihen mallrat elementare për jetesë."

"Fëmijët nga këto familje nuk marrin kujdesin bazik shëndetësor dhe nuk mund të arsimohen pasi nuk mund të blejnë materialet shkollore me 19 për qind rritje të çmimit. Si rezultat, këta fëmijë do të mbesin pa arsim dhe të varfër edhe në të ardhmen", thuhet në regaimin e LDK-së.

Numri i të papunëve të regjistruar arrin në 336 mijë persona, shumica të varfër dhe të varur nga asistenca sociale.

LDK konstaton se Qeveria Thaçi nuk bënë përpjekje as për ta matur papunësinë, pasi anketa e tregut të punës nuk është financuar nga vitit 2010 e këndej.

"Qeveria Thaçi u kujdes që me ligjin për regjistrimin e të papunëve, i cili i aprovua para tre muajve, të mos ju njeh statusin e të papunit personave të moshës 16-18 vjeç. Kjo praktikë është në kundërshtim me praktikat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës."

LDK vlerëson se vendit i duhet një qeveri më kompetente dhe përgjegjëse për brengat e qytetarëve.

LDK vlerëson se me këtë qeveri, vendi do të varfërohet më shumë, në ndërkohë që udhëheqësit e institucioneve po pasurohen më shumë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)