LDK: Viti 2013 i vështirë për biznese
Prishtinë, 19 janar - Këshilli i Ekspertëve për Ekonomi , ka vlerësuar se përkeqësimi i gjendjes ekonomike reflektohet rënien e numrit të bizneseve aktive në treg. Informaliteti i lartë dhe lidhjet e disa bizneseve me qeverinë, korrupsioni, problemet me futjen e mallrave pa doganë në veri dhe probleme të tjera kanë bërë që shumë bizneset të shuhen.
Gjatë vitit 2013, në treg kanë operuar rreth 45,000 biznese, që është për 1,000 biznese më pak se në vitin paraprak.
Kjo gjendje gjithashtu konfirmohet edhe me rritjen e normës së kredive të këqija në 7%, nga nivelet shumë të ulëta të para 5 viteve.
Me një mesatare prej 5 të punësuarish për biznes, gjatë vitit 2013 rreth 5,000 veta kanë humbur vendet e punës dhe po aq familje kanë mbetur pa të ardhura.