LDK se voton Bedri Hamzën për Guvernator
Prishtinë, 8 shkurt - Edhe pse koalicioni qeverisës thotë se i ka numrat e mjaftueshëm në Kuvend, drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës këmbëngulin se nuk do të qëndrojnë në seancë në qoftë se u shkojnë njerëz me ndikime partiake, duke përmendur edhe Bedri Hamzën, i cili është në garë për tu zgjedhur Guvernatori i BQK-së.
Grupi Parlamentar i PDK-së konsideron se i ka numrat e mjaftueshëm për të votuar anëtarin jo ekzekutiv të BQK-së.
Zëvendësshefi i GP të PDK-së, Elmi Reçica ka kritikuar mënyrën e largimit të opozitës nga seanca, ndërsa ka mohuar që njerëzit që janë në këtë garë të jenë të ndikuar politikisht.
Çështja e diskutueshme e një votimi që realisht edhe për mu, edhe për njerëzit që kanë bazë parimet demokratike është e pashpjegueshme, është një votim i fshehtë, është një votim jo me elektronik që besoj është bazë e demokracisë parlamentare. Dhe besoj, ai votim dikujt për një arsye ose tjetër po i pengon.\"
\"Unë e kam thënë edhe në mbledhje të kryesisë, të enjten e kaluar, që opozita duhet të jetë unike, por jo unike për të braktis parlamentin. Ne nuk e kemi predikuar dhe nuk është asnjëri prej atyre kandidatëve politik. Ka kaluar nëpër të gjitha procedurat parlamentare, ka pohuar Reçica.
Por me këtë nuk pajtohet shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri. Ai ka thënë se kurdo që të mbahet seanca, LDK nuk do të përkrah dhe nuk do të qëndroj në sallë, nëse vijnë këta emra të propozuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.
Ai ka paralajmëruar koalicionin qeverisës që nuk do të votoj as kandidatin Guvernator të BQK-së, Bedri Hamza, në qoftë se vjen në Kuvend.
Le të harron PDK-ja dhe askush kushdo qoftë që vijnë emra të propozuar edhe për Guvernator të BQK-së që është i ndikuar politikisht, nuk do të votojmë Bedri Hamzën. Asgjë personale nuk kemi por thjeshtë njeriu deri dje ministër me shkuar me kandidu, ka theksuar Beqiri.
Ai ka shtuar se njëjtë do të veprojnë edhe me anëtarët e Bordit të AKP-së nëse vijnë në Kuvend.
Në garë për anëtarin e Bordit jo ekzekutiv të BQK-së kanë qenë, Bedri Peci, Arsim Bruqaj dhe Skënder Kllokoqi.