24 Prill 2025

LDK: Qytetarët dhe bizneset i bartin pasojat nga vendime joligjore

Prishtinë, 15 korrik - Ministrat e Qeverisë Thaçi nxjerrin Udhëzime Administrative sipas diskrecionit të tyre, pa u verifikuar se a janë në përputhje me ligjet përkatëse.

”Vendimi i Qeverisë i datës 27.06.2012, nr.06/81, për shfuqizimin e akteve nënligjore të miratuara nga Qeveria dhe ministrat, e konfirmon plotësisht këtë gjë. Me këtë vendim janë shfuqizuar 65 Udhëzime Administrative. Në mesin e këtyre Udhëzimeve Administrative ka edhe të vitit 2012 dhe 2011.Në disa raste është e kuptueshme të shfuqizohen Udhëzimet Administrative kur ligjet ndryshojnë”, thekson LDK-ja.

Por, sipas saj, në shumicën e rasteve, Udhëzimet Administrative janë shfuqizuar sepse bien në kundërshtim me ligjet ekzistuese.

Në këtë kontekst, për LDK-në janë të diskutueshme të gjitha vendimet e marra nga Ministrat bazuar në këto Udhëzime Administrative që tani po shpallen si joligjore.

”Juristët e zyrës ligjore të Qeverisë duhet të japin opinionin e tyre për këtë çështje. Në të kundërtën, qytetarët dhe bizneset mund të hapin procedurë gjyqësore për dëmet e pësuara si rezultat i vendimeve të bazuar në Udhëzime Administrative që nuk kanë qenë në përputhje me ligjin në fuqi”. thekson LDK.

Listës së Udhëzimeve Administrative që janë shfuqizuar i prin Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me 19 Udhëzime të shfuqizuara, pastaj Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me 13 Udhëzime, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me 10 Udhëzime, Ministria e Shëndetësisë me 6 Udhëzime, Zyra e Kryeministrit me 5 udhëzime, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me 4 Udhëzime, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me 4 Udhëzime e kështu me radhë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)