10 Maj 2024

LDK: Qeveria vazhdon ta keqpërdorë paranë publike

Prishtinë, 20 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) merr me shqetësim lajmin për udhëtimin e delegacionit të Republikës së Kosovës në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Për LDK-në është e papranueshme që të dërgohet një delegacion prej dhjetëra anëtarësh në New York, aq më shumë kur dihet se Kosova ka ambasadën e saj në Ëashington dhe Konsullatën e Përgjithshme në New York, zyrtarët e te cilëve e kanë për detyrë dhe obligim që të shoqërojnë delegacionet zyrtare.

Po ashtu dihet që në takimet që organizohen gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, delegacionet që marrin pjesë në takime nuk mund ta kalojnë numrin 4-5.

Udhëtimi i një numri kaq të madh të zyrtarëve të lartë të shtetit dëshmon edhe një herë se politika e jashtme e Kosovës është plotësisht e çakorduar dhe humb çdo relevancë të takimeve.

Publikut i mbetet të shohë se cili zyrtarë po premton më shumë njohje dhe cili po e demanton tjetrin me shpejtë se ajo njohje ka ndodhur ose nuk ka ndodhur.

LDK është plotësisht e vetëdijshme se spektaklet e tilla te udhëtimeve vijnë si pasojë e dështimit në sjelljen e njohjeve të reja të Kosovës, premtime këto të dhëna disa herë nga ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për lobim.

Për më shumë, Qeveria dhe Presidentja po e humbin momentumin e rëndësishëm pas përfundimit te pavarësisë së mbikëqyrur për të sjellur njohje të reja.

Kanë kaluar gati dy javë nga kjo ngjarje dhe e tëra që Ministri i Jashtëm ka bërë ka qenë vazhdimi i prononcimeve rreth njohjes se këtij apo atij shteti duke mos respektuar diskrecionin diplomatik.

Shpenzimet enorme të krijuara nga biletat e transportit, meditjet, akomodimi, drekat dhe darkat do t’i kushtojnë minimum 200 mijë euro buxhetit të Kosovës për një javë udhëtim, edhe pse pritet që shumica e delegacionit do të vazhdojë qëndrimin edhe më gjatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)