14 Maj 2024

LDK: Qeveria Thaçi mashtron qytetarët me buxhet të lartë

Prishtinë, 12 prill - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)  ka vlerësuar se Qeveria Thaçi mashtron qytetarët me buxhet të lartë të aprovuar, i cili pastaj shkurtohet vazhdimisht me vendime ad hoc.

Me vendim të Qeverisë, të datës 28.03.2012 sipas LDK-sëjanë reduktuar alokimet për shpenzime buxhetore për rreth 20 milion euro (prej të cilave 10 milion për mallra dhe shërbime, 7.5 milion për investime kapitale dhe 2.4 milion për subvencione dhe transfero).

Arsyet e dhëna në vendimin e qeverisë sipas LDK kanë të bëjnë me mungesën e mjeteve buxhetore si rezultat i vonesave në privatizimin e PTK-së. Ky vendim vjen pas vendimit të mëhershëm të muajit shkurt për shkurtime të mjeteve prej mbi 8 milion euro në projekte të ndryshme kapitale.

"Praktika e planit buxhetor që karakterizuar me shpenzime të larta dhe të hyra të pasigurta, ka bërë që edhe vitin e kaluar të reduktohen investimet dhe shpenzimet për më shumë se 60 milion euro. Kjo praktikë është një mashtrim për qytetarët dhe bizneset në Kosovë."

LDK vlereson se kjo masë e qeverisë konfirmon vërejtjet e LDK-së me rastin e aprovimit të buxhetit për 2012, se buxheti nuk mund të planifikohet në burime të tilla të të ardhurave, siç janë të ardhurat nga privatizimi i PTK-së.

"Ajo që është edhe më e papranueshme është se mjetet nga shitja e aseteve publike, siç është PTK, shpenzohen pa ndonjë strategji të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës. Theksojmë se pasuria publike është e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mjetet e grumbulluara nga shitja e pasurisë së tillë duhet të shpenzohen ashtu që të përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit dhe të bazuar në një strategji kombëtare".

Lidhja Demokratike e Kosovës tërheq vërejtjen se mënyra se si po menaxhohet buxheti i Republikës së Kosovës është joligjore dhe po e ul efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve që ofrojnë institucionet publike për qytetarët.

Këto shkurtime për qytetarët e Kosovës nënkuptojnë: (i) furnizim më i dobët me material mësimor dhe barna për 10 milion (për aq sa janë zvogëluar shpenzimet mallra dhe shërbime), (ii) më pak rrugë dhe shkolla të reja (për 7.5 milion), (iii) dhe më pak asistencë sociale dhe ndihma (për 2.4 milion).

LDK kërkon që të stopohet kjo praktikë e ndryshimit të buxhetit, i cili është ligj i aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)