LDK: Qeveria Thaçi mashtron punëtorët për pagën minimale
Prishtinë, 21 gusht - Keshilli i Eskpertëve për Ekonomi të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vlerësuar së pa u konsultuar me partnerët social, Qeveria Thaçi e ka dërguar në Fondin Monetar Ndërkombëtar një draft të udhëzimit administrativ për caktimin e pagës minimale.
Sipas këtij udhëzimi, paga minimale mund të rritet vetëm nëse inflacioni vjetor është më i lartë se 2 për qind dhe nëse ka ndryshim në kursin real të këmbimit.
\"Përmes këtyre rregullave, Qeveria Thaçi tenton të mashtroi sindikatat dhe punëtorët. Mashtrimi i partë është se në inflacion nuk përfshihen çmimet e transportit dhe të ushqimeve, të cilat marrin pjesën më të madhe të shpenzimeve të familjeve me të ardhura të ulëta.\"
\"Mashtrimi i dytë konsiston në atë se nëse inflacioni është më i lartë se 2% dhe ka ndryshim të kursit real të këmbimit, atëherë paga minimale do të rritet për aq sa janë rritur pagat në sektorin privat bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës, vlerëson LDK.
Këshilli i Ekspertëve për Ekonomi i LDK-së vlerëson se këto rregulla nuk sigurojnë se paga minimale i përmbushë nevojat elementare të familjeve.
Në këtë mënyrë, Qeveria Thaçi sipas LDK-se, vetëm po e burokratizon përcaktimit të pagës minimale me qëllim të prolongimit dhe blerjes së qetësisë publike. Bazuar në këto rregulla, ndryshimi i pagës minimale do të jetë plotësisht jo efektiv për të ruajtur interesat e atyre që punojnë me pagë minimale.
Për më tepër, Qeveria deklaron se paga minimale e rishikuar do të aplikohet në mënyrë retroaktive për periudhën 2012 dhe 2013.
Kjo sipas LDK-se është mashtrim pasi Qeveria nuk mund të obligoi sektorin privat të paguajë paga retroaktive.