18 Nëntor 2024

LDK: Qeveria Thaçi i ka zhvatur bizneset me arka fiskale

Prishtinë, 1 prill - Këshilli i Ekspertëve të Ekonomisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) vlerëson se Qeveria Thaçi i ka zhvatur bizneset duke krijuar monopol në furnizim me arka fiskale me çmime shumëfish më të larta se në tregun e hapur.

Bizneset sipas LDK-së paguajnë për mirëmbajtje të arkave fiskale edhe kur nuk kanë probleme teknike. Furnizimin e kanë bërë dy kompani, që më vonë formuan monopol duke themeluar një kompani të vetme.

Ky monopol u konfirmua nga Komisioni i Konkurrencës, që është organ i pavarur i Kuvendit të Kosovës, i cili i dënoi këto kompani.

Një arkë fiskale për biznese të vogla kushton qindra euro, ndërkat për biznese të mëdha mijëra euro.

Llogaritet se bizneset kanë shpenzuar mbi 20 milion euro në furnizim me arka fiskale, ndërkaq në një konkurrencë të hapur kjo kosto do të ishte përgjysmë më e ulët.

Në Maqedoni, çmimi mesatar i arkave fiskale sillet rreth 300 euro, në Shqipëri është 416 euro, ndërkaq në Kosovë ky çmim është shumëfish më i lartë.

LDK konsideron se monopoli në furnizim me arka fiskale ka qenë i qëllimshëm, për përfitime të caktuara. Ky monopol do të hiqet në javët e para të ardhjes në qeveri të LDK-së. Për shkak të kësaj kostoje, jo më shumë 1/3 e bizneseve janë fiskalizuar deri më sot.

LDK pretmon se Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja do të përgatisë një udhëzim të ri administrativ, i cili do të përcaktojë standardet për arka fiskale, varësisht prej llojit të biznesit.

Bizneset sipas tyre do të kenë të drejtë të furnizohen me arka fiskale ku të gjejnë më lirë, në vend ose jashtë.

"Me rastin e instalimit të arkës fiskale në biznes (dyqan, pompë benzine, punëtori etj.), do të jetë prezent një zyrtar i certifikuar tatimor që do të licencoi arkën fiskale duke u siguruar se janë përmbushur standardet e parapara."

"Ky është një proces i thjeshtë që ju kursen bizneseve mijëra euro për furnizim dhe mirëmbajtje të arkave fiskale. Biznesi duhet të përkrahet e jo të zhvatet. Duke e përkrahur biznesin, ne sigurojmë punësim, të ardhura më të larta dhe të hyra tatimore më të larta", thekson në fund LDK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)