27 Prill 2025

LDK: Qeveria me politikat e saj po i mbyll bizneset vendore

Prishtinë, 8 prill - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se thellimi i deficitit tregtar të Kosovës konfirmon se Qeveria Thaçi ka devijuar plotësisht nga agjenda zhvillimore e vendit.

\"Për shkak të dështimit të Qeverisë Thaçi në nxitjen e zhvillimit ekonomik, ekonomia e Kosovës brenda vitit po nxjerr jashtë vendit para të gatshme në vlerë prej 2.2 miliard euro\", thekson LDK.

Viti 2012 është mbyllur me rënie të eksporteve për 15% krahasuar me vitin 2011, apo për 50 milion më pak.

\"Ky deficit tregtar nga ardhja e PDK-së në pushtet në vitin 2008 është rritur me 800 milion euro. Kjo nënkupton se qytetarët po blejnë më shumë mallra nga jashtë dhe bizneset vendore po falimentojnë\", thuhet në vlerësimin e kësaj partie.

Këto fakte vërtetojnë se reformat e të bërit biznes, ndryshimet në politikat fiskale, investimet në infrastrukturë etj, nuk kanë prodhuar asnjë efekt për ekonominë vendore.

LDK vlerëson se nuk mund të zhvillohet biznesi vendor me nivel kaq të lartë të korrupsionit, ku bizneset mund të mbijetojnë vetëm nëse kanë lidhje me PDK-në dhe zyrtarët qeveritarë.

LDK premton se në ditët e para të ardhjes së saj në krye të institucioneve do të ndërmarr ndryshime të mëdha në politikat ekonomike. Hapi i parë do të jetë vendosja e njerëzve me duar të pastra në krye të institucioneve dhe fuqizimi i rendit dhe ligjit, pavarësisht sa të afërt janë personat që shkelin ligjin me zyrtarët qeveritarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)