LDK: Qeveria me politika tatimore të padrejta
Prishtinë, 10 shkurt - Këshilli i Ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i ka cilësuar si të padrejta politikat tatimore të qeverisë.
Në një konferencë për mediat, Avdullah Hoti u shpreh se humbës në këtë mes mbeten qytetarët me të ardhura të ulëta dhe bizneset e vogla të cilat po ngarkohen dhe se fitues mbeten ata me të ardhura të larta si politikanët, deputetët dhe korporatat e mëdha, të cilat kanë lidhje me politikën.
Sipas Hotit, nëse analizohen në detaje këto ndryshime në politikën fiskale, rezulton se Qeveria Thaçi, po i ngarkon më shumë me taksa qytetarët me të ardhura të ulëta dhe mesatare dhe bizneset e vogla dhe se po i liron nga taksat qytetarët me të ardhura të larta dhe korporatat e mëdha.
Tatimi në të hyrat nga veprimtaritë profesionale sipas LDK-se për biznese që kanë qarkullim nën 50,000 e, që zgjedhin formën paushalle (të paragjykuar) të deklarimit deri në korrik 2012 ishte 5 për qind, ndersa nga korriku 2012 e tutje është 9 për qind.
Ne i kemi ndarë në dy grupe humbësit dhe fituesit. Kush janë humbësit dhe fituesit nga kjo lloj politike fiskale. Humbësit janë qytetarët me të ardhura të ulta, ku hyjnë shërbyesit civil, punëtorët e arsimit para universitar, punëtorët shëndetësor, ata të krahut e tjerë.\"
\"Për këta punëtorë ngarkesa tatimore kur merret me neto diferenca mes asaj që është rrit dhe zvogëluar, iu ka rrit ngarkesa tatimore për 35 për qind, për shkak të rritjes së TVSH-së dhe zvogëlimit të tatimit në paga.\"
\"Dhe për shkak të rritjes së tatimit në pronë për 200 për qind, krahasuar me ngarkesën më përpara. Ndërkohë që humbës janë dhe bizneset individuale, siç janë zanatet, bizneset familjare dyqanet e vogla, për të cilat ngarkesa është rrit me 80 për qind, pohoi Hoti.