19 Nëntor 2024

LDK: Qeveria e fut në borxh secilin qytetarë me 250 euro

Prishtinë, 23 janar - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se borxhi publik i Kosovës ka arritur në 458 mil euro, që është rreth 9% e Bruto Produktit vendor.

Secili qytetar i Kosovës sot si pas LDK-së është rreth 250 euro borxh për shkak të kësaj qeverie të papërgjegjshme. 

\"Për këto dy vite, vetëm për interesat e borxhit janë paguar 21 mil euro, që është sa dyfishi i subvencioneve në bujqësi. Secilës familje kosovare i ka kushtuar rreth 80 euro pagesa për borxhin që ka marrë qeveria\", thekson LDK.

LDK-ja vlerëson se rritja e borxhit publik, sidomos nga shitja e letrave me vlerë, nuk po krijon asnjë efekt neto për ekonominë.

Kjo për arsye se mungon strategjia dhe projektet konkrete për të investuar këto mjete në mënyrë që efektet pozitive të jenë më të mëdha se barra e borxhit. Prandaj, LDK-ja vlerëson se ky borxh vetëm sa po e rëndon barrën për biznese dhe qytetarë.

LDK-ja do ta ngritë këtë çështje në Kuvendin e Kosovës dhe do të kërkoi përgjigje për këto çështje:

·         Në cilat projekte janë shpenzuar këto mjete?

·         Cilat janë efektet në ekonomi?

·         A janë këto efekte më të larta se vlera e interesit të paguar për këto mjete?

LDK-ja nuk do të lejoi që qeverisë së ardhshme dhe brezave të ardhshëm tu rritet barra nga veprimet e papërgjegjshme të kësaj qeverie në largim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)