27 Prill 2025

LDK: Nën qeverisjen e PDK-së, mbi 70 për qind e të rinjve të papunë

Prishtinë, 29 mars - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) konstaton se gjendja ekonomike në Kosovë sa vjen e përkeqësohet.

Të dhënat për papunësinë sipas LDK-së tregojnë se mbi 70 për qind e të rinjve janë të papunë, ndërsa varfëria është thelluar tej mase.

Shumë familje, sidomos ato që nuk kanë asnjë të punësuar mezi plotësojnë nevojat elementare për jetë.

LDK vlerëson se pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë, institucionet e Kosovës karakterizohen me jo-efikasitet, korrupsion e nepotizëm. Qeveria e Kosovës, e dhënë pas interesave politike ditore, ka harruar qytetarët dhe bizneset.

\"Rritja e ngarkesës tatimore për ndërmarrje të vogla ka bërë që shumë biznese të tilla të falimentojnë ose të dalin në informalitet. Si rezultat, sot varfëria dhe papunësia janë më të larta se para pesë viteve kur u shpall pavarësia. Të gjitha të dhënat e mbështesin këtë konstatim\", thekson LDK.

Për të qenë sa me qartë në paraqitjen e gjendjes në të cilën kjo qeveri e ka sjellë vendin ne analizën dhe konstatimin tonë LDK thotë se mbështetet në të dhënat reale të situatës se sotme, krahasim me vitet e me hershme dhe premtimet elektorale të Thaçi dhe planet e kësaj qeverie si dhe sa janë realizuar ato.

Premtimi i Qeverisë, i thënë decidivisht në planin e vizionit thotë se: .....brenda periudhës së ardhshme afatmesme të arrihet norma e rritjes reale ekonomike vjetore rreth 7-8 për qind për vit.

Derisa në vitin 2008, rritja e GDP-së ka qenë 6.9 për qind, në vitin 2012 ra në vetëm 2.7 për qind. Parashikimet për rritje të GDP-së për vitin 2013 janë 3.2 për qind.

Kjo rritje kaq e ulët siguron qytetarët e vendit se do të mbesin më të varfrit në rajon. Për shkak se popullsia është rritur më shumë se rritja e GDP-së, GDP-ja për kokë banori më 2012 është rritur vetëm me 1.1 për qind.

A e dini çfarë thotë plani i Qeverisë për zbutjen e papunësisë? brenda periudhës së ardhshme afatmesme të arrihet një ulje e numrit të personave të regjistruar si të papunë prej rreth 8-10 për qind për vit.

Sot, në Kosovë papunësia sillet në rreth 45 për qind që d.m.th. vetëm 3 në çdo 10 burra janë të punësuar, dhe vetëm 1 në çdo 10 gra.

\"Ne dhe ju e dimë që çdo vit tregut të punës në Kosovë i shtohen edhe 25,000 persona të rinj. Ndërsa vendet e reja të punës të krijuara gjatë vitit janë vetëm sa çereku i këtij numri\", thekson LDK.

Sipas ATK-së, numri i vendeve të reja të punës të krijuara në vitin 2010 ka qenë 18,750, ndërsa në vitin 2012 janë krijuar vetëm 6,500 vende punë .Kjo dëshmon se papunësia në vend nuk po zvogëlohet, përkundrazi ajo po rritet vazhdimisht.

Plani i Qeverisë gjithashtu flet për rivitalizimine e sektorit të bujqësisë. Çka është bërë në këtë drejtim cila është gjendja në bujqësi?

Gjendja sipas LDK është se importet po rriten më shumë se eksportet. Derisa deficiti tregtar në vitin 2007 ka qenë -1.4 miliard euro, në vitin 2012 deficiti rritet në -2.2 miliard euro apo për 60 për qind.

Ndërsa arsyetimi është se bujqit dhe prodhuesit kosovarë nuk mund të konkurrojnë me produktet nga importi, pasi ju duhet të paguajnë shtrenjtë për ujitjen e tokës, për plehrat dhe farërat, për ushqimin e kafshëve, për naftën për traktorë, për furnizim stabil me energji etj.

Në mungesë të prodhimit vendor në bujqësi, kosovarët importojnë rreth 560 milion euro produkte bujqësore në vit (sipas AVUK, 2011). Kjo është rezultat i politikave të gabuara të qeverisë ku bujqësia mbështetet me vetëm 8 mil euro në vit.

Investimet e jashtme në vitin 2007 ishin 429 milion, në vitin 2012 janë vetëm 233 milion, apo për 45 për qind më pak.

LDK vlerëson se sektori privat është shkatërruar, së paku sa i përket sektorit të prodhimit. Ka shumë pak produkte vendore që konsumohen nga qytetarët e Kosovës. Këto produkte mungojnë plotësisht në tregun e jashtëm. Pjesëmarrja e sektorit privat në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) është gjithnjë e më e vogël.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)