02 Maj 2024

LDK: Kostoja e lartë e arkave fiskale po i dëmton bizneset

Prishtinë, 16 shkurt - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se monopolizimi i krijuar nga Ministria e Financave lidhur me furnizimin me arka fiskale e ka rritur çmimin e tyre në treg.

Kjo e ka bërë të vështirë që shumë ndërmarrje, sidomos ato vogla, të pajisjen me arkë fiskale. Një gjendje e tillë monopoli e ka rritur edhe më tepër evazionin fiskal në Kosovë, i cili vlerësohet të jetë rreth 450 milion euro.

Drejtuesit e bizneseve sipas LDK-së ankohen me të drejtë se kostoja e fiskalizimit është e papërballueshme. Përveç çmimit të lartë të arkave fiskale prej 600 euro deri 1,300 euro,  bizneset  janë të detyruara të paguajnë edhe 200 euro në vit abonim vetëm për një arkë fiskale tek kompanitë që i shesin ato.

K\"ëto para paguhen në emër të servisimit, abonimit vjetor në GPRS i cili i transferon të dhënat nga biznesi tek ATK-ja, garancisë për arkat etj. Përmes këtij abonimi bizneset po mashtrohen dhe plaçkiten\", thuhet në reagimin e LDK-së.

Shërbimi i kontrollit teknik, ndonjë ndryshim në adresë të biznesit apo detaj tjetër, bizneseve iu kushton së paku edhe 58 euro shtesë. Këto çmime janë tepër të larta sidomos për bizneset e vogla, të cilat në shumë raste nuk kanë mall as sa kostoja e një arke fiskale.

Ministria e Financave ka përzgjedhur dy operatorë ekonomik për furnizim me arka fiskale, që është në kundërshtim me ligjin kundër monopolit në biznes. Sipas rregullores, kompanitë janë të obliguara që vet t\'i blejnë arkat fiskale, ndërsa janë vetëm dy operatorë të certifikuar që bëjnë aktivizimin e tyre.

LDK-ja është kundër këtyre masave që janë në kundërshtim me parimet e ekonomisë së lirë duke e monopolizuar tregun në dëm të bizneseve. Kjo kosto e lartë është plaçkitje institucionale e biznesit dhe qytetarëve, sepse në fund këtë kosto do e paguajnë qytetarët.

LDK-ja vlerëson se Qeveria duhet të marrë shembull nga vendet e rajonit, ku barra e fiskalizimit të bizneseve subvencionohen nga shteti nëpërmjet lirimit nga TVSH-ja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)