LDK: Kosova vendi më i varfër në Evropë
Prishtinë, 16 tetor - Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) vlerëson se në raportin e tetorit të Bankës Botërore konfirmohen të gjitha ngecjet në Kosovë, të cilat Këshilli i Ekspertëve i LDK-së i ka adresuar në vazhdimësi.
LDK thekon se papunësia mbetet shumë e lartë me vetëm 25.6% të popullsisë në moshë pune të punësuar, ndërsa më pak se 10% të femrave dhe të rinjve janë të punësuar.
Rreth 30% të popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme, kryesisht të vjetrit, fëmijët, familjet me kryefamiljar femër dhe disa grupe etnike.
Arsimi sipas LDK-së është joadekuat për të ofruar fuqi punëtore në përputhje me nevojat e ekonomisë.
Shpenzimet në arsim arrijnë në 4.1% të GDP-së, krahasuar me 4.6% sa shpenzojnë vendet e tjera evropiane. Pavarësisht përpjekjeve, ende gjysma e shkollave punojnë në dy ndërrime.
Mungesa e sundimit të ligjit, korrupsioni i lartë dhe problemet e tjera po e ngulfatin ekonominë.
\"Kushtet e të bërit biznes janë të pavolitshme dhe bizneset e mëdha ikin në vendet fqinje. Institucionet kanë mungesë të kapaciteteve për të ofruar shërbimet e duhura ndaj bizneseve. Sistemi i transportit është joadekuat.\"
LDK vlerëson se kjo gjendje është rezultat i një qeverisje të papërgjegjshme. Ikja e rreth 12 mijë të rinjve në vit nga Kosova reflekton shumë qartë këtë gjendje të vështirë