20 Nëntor 2024

LDK: Keqpërdoren 1 milion euro në emër të fondit për kuadro

Prishtinë, 22 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) konsideron se qeveria po keqpërdor rreth 1 milion euro para publike në emër fondit për kuadro.

Sipas LDK-së nëpër ministri të ndryshme, persona me thirrje të njëjtë profesionale paguhen ndryshe varësisht nga afërsia e tyre me partitë në pushtet.

LDK vlerëson se këto shtesa po ndahen mbi baza të militantizmit partiak, e jo në bazë të arritjeve të veçanta profesionale apo për profesione deficitare.

Rast eklatant për këtë është Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të kësaj ministrie marrin shtesa në emër të fondit të kuadrove nga 250 deri në 500 euro në muaj mbi pagën e tyre bazë. Këto shtesa janë të barabarta me dy paga mesatare të një shërbyesi civil.

Kusari-Lila sipas LDK-së e ka shfrytëzuar edhe pozitën e saj si kryesuese e Komisionit të Fondit për Kuadro për të shpërblyer bashkëpunëtorët e saj, shumica e të cilëve janë të AKR-së dhe vijnë nga komuna prej nga vjen ajo.

Disa nga personat e përfshirë në këtë skemë janë të tillë që sapo kanë filluar punën dhe nuk kanë asnjë përvojë. Disa të tjerë janë pa ndonjë ngritje të veçantë profesionale

Megjithatë, LDK konsideron se ky keqpërdorim i mjeteve është simbolik krahasuar me nivelin e keqpërdorimeve dhe korrupsionit që po ndodh në këtë qeveri.  


MTI: LDK s’po ka sens opozitarizmi

Por Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka reaguar ndaj komunikatës së lëshuar nga LDK për Fondin e Kuadrove, duke e cilësuar MTI-në si rast eklatant e që në fakt është e kundërta.

“MTI-ja i rekomandon LDK-së që nëse dëshiron të shpreh pakënaqësitë si parti opozitare, të gjej mënyra tjera. LDK duhet ti mbështet akuzat me fakte dhe argumente dhe jo si në rastin e reagimit për Fondin e Kuadrove, ku konkretisht kanë prekur vendimet e zëvendëskryeministres për Ekonomi Mimoza Kusari - Lila, si udhëheqëse e këtij fondi”, thuhet në komunikatën e MTI-së.

Sipas MTI-së, sikur LDK të ishte e interesuar për këtë çështje, do duhej të vinin me rekomandime për përmirësimin e vlerësimit të stafit civil, por pasi kjo shfrytëzohet për politikë-bërjen e tyre.

MTI-ja ka gjithsej 11 zyrtarë që përfitojnë nga Fondi i Kuadrove. Përfitues të këtij fondi janë edhe: Zyra e Kryeministrit me 10 persona, Ministria e Zhvillimit Ekonomik me 12 zyrtarë,  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me 8 persona, si përfitues të këtij fondi. Në Ministrinë e Integrimeve Evropiane janë aprovuar 27 persona që marrin Fond të Kuadrove, ndërsa 9 zyrtarë marrin fond të kuadrove nga Ministria e Infrastrukturës. Përfitues i këtij fondi është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me 11 persona, numër të njëjtë mbanë edhe Ministria e Administratës Publike (pra 11 persona).

Gjithashtu 34 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë janë pjesë e shtesave të Fondit për Kuadro, Ministria e Financave ka gjithsej 31 persona, Ministria e Shëndetësisë ka 26 zyrtarë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka 3 zyrtarë, Ministria e Punëve të Brendshme ka 6 persona, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka 9 persona, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka 9 persona, Ministria e Kthimit dhe Komuniteteve ka 2 persona dhe Ministria e Diasporës ka një person që merr Fond të Kuadrove.

“Propozimet për Fondin e Kuadrove vijnë nga udhëheqësit më të lartë civil, Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive, të cilët propozojnë kandidatët për të përfituar këtë fond”, thuhet në reagimin e MTI-së.

“MTI ka vetëm një person, i cili ka prejardhje nga Komuna e Gjakovës, gjithashtu shumica e personave të këtij fondi kanë qenë përfitues edhe në vitet më herët, bashkëpunëtorët e ministres, gjegjësisht zyrtarët e lartë të kësaj ministrie janë tërësisht të kualifikuar dhe me eksperiencë të mirëfilltë pune."

"Kemi dëshmuar dhe vazhdojmë të punojmë me transparencë, andaj të nderuar përfaqësues të LDK-së, është e ultë që të bëni deklarime të pabazuara në fakte”, thuhet në reagimin e MTI-së.

MTI bënë thirrje tek të gjithë subjektet politike, ekonomike apo të cfarëdo institucioni të bëjë kërkesë  për informata para se të dal me deklarata pompoze, të pabazuara në fakte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)