LDK-ja përkrah shkeljen e ligjit në ZAP
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë në mbrojtje të udhëheqësit të ZAP-it, i cili në shtator qe vetemëruar u.d. i drejtorit, duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën, ndërsa Partia Demokratike ka kërkuar që me këtë person të merren organet e drejtësisë, shkruan Koha Ditore.
Muhamet Mustafa, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, ndonëse e ka të qartë se vetëm Kuvendi mund të emërojë auditorin e përgjithshëm të ZAP-it apo ushtruesin e detyrës së tij, ka thënë se të vetemëruarit Artan Venhari ia ka imponuar situata që ti shkelë ligjet.