18 Nëntor 2024

LDK-ja funksionalizon Forumin e Bizneseve

Prishtinë, 6 mars - Sot u funksionalizua Forumi i Bizneseve i LDK-së, siç është paraparë me statutin e LDK-së. Forumi i Bizneseve ka për qëllim përfaqësimin e interesave të bizneseve në politikat qeverisëse të LDK-së me qëllim të promovimit të zhvillimit ekonomik të vendit.

 
Këshilli iniciues i këtij Forumi, i përbërë prej 12 bizneseve të rëndësishme nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe nga komuna të ndryshme, mori përsipër organizimin e takimit të zgjeruar të bizneseve ku do të zgjidhet Kryesuesi i Forumit të Bizneseve të LDK-së. Koordinator i Forumit të Bizneseve të LDK-së deri në takimin e ardhshëm u emëruar Samir Krasniqi nga kompania Xella, një kompani shumë e respektuar në tregun kosovar.
 

Forumi i Bizneseve i LDK-së po funksionalizohet në një moment të rëndësishëm kur LDK-ja është duke e finalizuar programin qeverisës, ku komponenta më e rëndësishme është zhvillimi ekonomik dhe punësimi. Forumi i Bizneseve do të artikulojë problemet që kanë sot bizneset dhe do të ofrojë propozimet e bizneseve në politikat e ardhshme qeverisëse të LDK-së.

 
LDK-ja e mirëpret interesimin e të gjitha bizneseve për qenë pjesë e këtij Forumi dhe është e interesuar që të dëgjoj zërin e tyre. Në qeverisjen e ardhshme të vendit, LDK-ja do të marrë parasysh gjithmonë propozimet e komunitetit të bizneseve për politikat ekonomike. LDK-ja nuk i sheh bizneset si burim i të hyrave të shtetit, por si gjeneratorë të zhvillimit ekonomik të vendit dhe punësimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)