20 Nëntor 2024

LDK: FMN konfirmon vlerësimet se ekonomia është në rënie

Prishtinë, 10 qershor - Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se gjetjet e misionit të FMN-së për ekonominë e Kosovë, të dhëna sot në komunikatën e këtij institucioni, i konfirmojnë vlerësimet e dhëna më herët nga Këshilli i Ekspertëve i LDK-së se ekonomia është në rënie. Kjo gjendje po vërtetohen me rënie të të hyrave publike.

Për të menaxhuar këtë situatë sipas LDK-së qeveria po shkurton shpenzimet publike në kundërshtim me ligjin e buxhetit për vitin 2013, që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Rishikimi i pritur i buxhetit pritet të ‘zyrtarizoi’ këto shkelje të qeverisë në shpenzimin e parasë publike.

Të hyrat që pritet të vijnë në buxhetin e qeverisë në vjeshtë nga ‘falja’ e 75% të PTK-së, Qeveria do t’i përdoren për të menaxhuar rrezikun nga rënia e të hyrave publike për shkak të krizës ekonomike.

LDK vlerëson se këto të hyra të njëhershme nuk duhet të përdoren për të mbuluar deficitin buxhetor të shkaktuar nga qeverisja e dobët e PDK-së. Këto të hyra duhet të përdoren bazuar në një strategji të miratuar në Kuvendin e Kosovë.

LDK çmon rolin e FMN në stabilitetin fiskal në Kosovë, në një periudhë kur qeveria e vendit është e papërgjegjshme dhe e paaftë që të siguroi një stabilitet të tillë.

LDK vlerëson se vendit i duhet një qeveri e aftë, të cilën mund ta prodhoi vetëm LDK, në të cilën partnerët ndërkombëtar siç është FMN besojnë se mund të qeverisë mirë me vendin.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)