18 Nëntor 2024

LDK: Do të kursejmë 94 milion euro në vit përmes prokurimin elektronik

Prishtinë, 10 prill - Lidhja Demokratike e Kosovës shpreson se në qeverisjen e vet nga qershori e tutje, do të themeloi një qeveri dhe sektor publik të vogël dhe efikas, në përputhje me nevojat për shërbime ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Avdullah Hoti ekspert i ekonomisë në këtë parti thekson se LDK-ja do të rrisë në maksimum disiplinën financiare dhe transparencën sa i përket shpenzimit të buxhetit të shtetit.

Ai thotë së do të aplikohet plotësisht prokurimi elektronik në shpenzimin e parasë publike që bëhet përmes tenderimit.

"Prokurimi elektronik do të rrisë efikasitetin, transparencën, cilësinë e punëve dhe do të shtojë vlerën për para. Dorëzimi i dokumentit tenderues nga operatorët ekonomik, procedurat e vlerësimit dhe të gjithë hapat e tjerë do të jenë plotësisht transparent dhe i hapur për publikun (‘online’)."

"Do të eliminohet plotësisht kontakti i zyrtarëve të prokurimit me operatorët ekonomik. Puna e secilit zyrtar do të jetë e gjurmueshme për këdo që është i interesuar, duke rritur kështu përgjegjësinë e zyrtarëve të prokurimit."

"Do të ri-licencohen zyrtarëve e prokurimit publik, për t’i riaftësuar ata për punë me sistemin e prokurimin elektronik. Organet mbikëqyrëse të prokurimit publik, siç është OSHP, do të mbikëqyrin të gjitha proceset, e jo vetëm ato procese ku paraqiten ankesa nga operatorët ekonomik siç ndodh tani."

"Do të ndërmerren tenderime gjithëpërfshirëse për mallra dhe shërbime që përdoren nga të gjitha autoritetet kontraktuese, për të mundësuar ekonomizimin e shkallës nga operatorët ekonomik dhe kështu uljen e çmimit të furnizimit, theksoni Hoti.

Përmes prokurimit publik elektronik sipas tij do të kursehen 94 milion euro të buxhetit vetëm brenda një viti. Do të kursen 30% të shpenzimeve administrative në procedurat tenderuese. Këto shpenzime sot janë rreth 10 milion euro për rreth 1,043 zyrtarë të prokurimit në të gjitha institucionet publike të Kosovës.

Kursimi prej 30% siç ka thënë Hoti nënkupton se brenda vitit kursehen 3 milion euro, duke mos larguar askënd nga puna në prokurimin publik.

Ai vlerëson se rreth 12% do të zvogëlohen kostot e  investimeve kapitale dhe mallrave/shërbimeve për shkak të rritjes së konkurrencës në mes të operatorëve ekonomik. Investimet kapitale dhe shpenzimet për mallra dhe shërbime në institucionet publike për vitin 2013 kanë qenë rreth 758 milion euro. Kursimet prej 12% nënkuptojnë zvogëlim të kostos së investimeve dhe shpenzimeve për mallra dhe shërbime për 91 milion euro.

"Fatkeqësisht, qeveria në largim e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 376 milion euro gjatë katër viteve të fundit vetëm për shkak të mos aplikimit të prokurimit elektronik. Ligji ekzistues i prokurimit publik, nr. 04/L-042, në nenin 129 që ka të bëjë me prokurimin elektronik, i ka mundësuar qeverisë aktuale të zbatojë këtë formë të prokurimit", konsideron Hoti.

LDK-ja, shpreson se në qeverisjen e ardhshme katërvjeçare, do të kursehen të gjithë këto mjete prej 376 milion euro, të cilat mjete janë më se të mjaftueshme për të rritur çdo vit pagat e punëtorëve në sektorin publik, dhe për t’i orientuar ato në projekte të tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)