20 Nëntor 2024

LDK: Buxheti i vitit 2013 thellon varfërinë

Prishtinë, 3 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se rishikimi i buxhetit për këtë vit i propozuar nga Qeveria nuk përmbush kërkesat e qytetarëve dhe të ekonomisë.

Edhe me rishikim, ky buxhet sipas LDK-së mbetet buxhet që thellon varfërinë dhe pabarazinë në mes të qytetarëve.

\"Me këtë rishikim po vërtetohen vërejtjet që LDK i ka dhënë me rastin e miratimit të këtij buxheti vitin e kaluar. Qeveria po mashtron duke miratuar buxhet të lartë, i cili shkurtohet vazhdimisht\", thekson LDK.

Me rishikim zvogëlohen investimet kapitale dhe rriten ato për mallra dhe shërbime dhe paga. Për çudi, tash Komunës së Gjilanit i rialokohen edhe 1 milion shtesë.

Problematike mbetet fakti se rreth 11 milion euro u janë ngrirë organizatave buxhetore, dhe nuk mund të shfrytëzohen edhe pse figurojnë në tabelat buxhetore. Kjo është në kundërshtim me ligjin.

Ky rishikim nuk e prek pjesën e të hyrave, edhe pse të dhënat tregojnë se realizimi i planit të të hyrave nga doganat është rreth 40% në këtë gjashtëmujor.

Të hyrat e njëhershme prej 326 milion euro nuk janë rishikuar fare, edhe pse dihet tani se këto të hyra do të jenë vetëm 252 milion euro. Kjo shumë vjen 242 milion nga shitja e PTK-së dhe 9 milion nga shitja e distribucionit të KEK-ut.

Për korrektësi, distribucion është shitur për 26 mil euro, por afërsisht 18 milion pritet t\'i kthehen prapë kompanisë turke për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë në zyrën e rregullatorit sa i përket lejimit të të hyrave maksimale që mund t\'i ketë kjo kompani. Po ashtu, investitorit të PTK-së do t\'i jepen 35 milion euro nga çmimi i privatizimit prej 277 milion.

LDK vlerëson se procedurat ligjore për rishikimin e buxhetit nuk janë përfillur. Komunave iu është kërkuar që për tri ditë të rishikojnë buxhetet e tyre, ndërkohë që Ligji për Vetëqeverisje Lokale thekson qartë se duhet së paku 7 ditë më herët të dërgohet ftesa për mbledhje të Kuvendit Komunal. Në këtë aspekt, qeveria po i shtynë komunat të shkelin ligjin.

Me këtë rishikim, po thellohen më shumë dallimet në mes të komunave. Prapë, një shumë prej 5.1 milion euro në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës mbetet e pa alokuar. Këtë shumë, Ministria po e ndan krejtësisht në baza politike pa asnjë kriter duke e orientuar në komuna sipas përkatësisë politike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)