15 Maj 2024

LDK: Buxheti i 2012 pritet ta thelloj krizën ekonomike

Prishtinë, 22 dhjetor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se shqetësohet për buxhetin e vitit 2012 sepse ky buxhet pritet ta thelloj krizën ekonomike dhe sociale në vend.

LDK ka bërë të ditur se qysh në leximin e parë të buxhetit paraqiti vërejtjet e shumta që kishte lidhur me logjikën e gabuar të ndërtimit të projektbuxhetit për vitin 2012, vërejtje këto të cilat i argumentoj dhe paraqiti alternativat duke i ofruar Qeverisë një buxhet alternativ.

Alternativat e LDK-së kishin për qëllim që të ndërhyhej aty ku ishte e mundur për të përmirësuar sadopak buxhetin e paraqitur nga Qeveria, por kjo nuk u konsiderua fare gjatë amandementimit të këtij buxheti, gjë që e shtyri LDK-në të votoj kundër.

Qeveria sipas eksperteve për ekonomi të kësaj partie, deri tani deficitet i ka financuar nga rezervat e krijuara nga Qeveritë paraprake dhe tani planifikon t’i financoj duke shitur asetet publike gjë që është plotësisht e gabueshme.

\"Qeveria Thaqi 1 mori pushtetin me rreth 400 milion euro rezerva. Sot po të mos ishin kufizimet e FMN shteti do të kishte zero euro në bilancin e vet. E gjithë kjo ka ndodhur si rezultat i qeverisjes pa plan dhe vendimeve ad hoc të Qeverisë Thaqi.\"

Rritja e shpenzimeve sipas LDK-së nuk është në proporcion me rritjen e të hyrave nga tatimet, pasi këto të fundit janë rritë në mënyrë modeste. Për më tepër rreth 86% e të hyrave mblidhen në kufi, gjë që është e dhimbshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe asnjë hap nuk është ndërmarrë që ky raport të ndërroj në favor të të hyrave që mblidhen brenda vendit.

Po ashtu ekspertët e LDK-së kanë vlerësuar se zhvillimet gjatë vitit 2011 nuk shënuan ndonjë rezultat pasi që Kosova humbi 167 milion Euro nga BB, KE dhe FMN.

\"Nuk pati asnjë përparim në përmirësimin e klimës së biznesit, Kosova u rendit e para në rajon për korrupsion, e fundit për lirinë e mediave, e treta në botë për nga numri i azilkërkuesve, indikatorë këta që tregojë më se miri se çfarë është kuliteti i jetës në Kosovë\". kanë vlerësuar ekspertët e LDK-së.

Po ashtu ata kanë theksuar se edhe gjatë viti 2011 nuk u krijuan vende të reja pune, përpos pak pozitave që u shpikën nga ana e Qeverisë për të punësuar militantët e familjarët e tyre, shpesh edhe si zëvendës-ministra dhe këshilltarë të tyre.

Sektori privat sipas tyre po tkurret për shkak se nuk ka punë për bizneset vendore. Investimet publike po shkojnë në një projekt gjigant siç është autostrada e cila ka angazhuar firmat rumune për kryerjen e shumë punëve.

Gjatë vitit 2011 gjendja ekonomike dhe sociale për shumë kategori u vështirësuar më shumë, pensionistët tanë vazhdojnë të marrin lëmoshë prej 45 Euro. Shëndetësia dhe arsimi po katandisën me kohën.

Në buxhetin e viti 2012 sipas LDK-së nuk ka investime që krijojnë vende të qëndrueshme të punës në sektorin privat, nuk ka pensione e as rroga më të mëdha.

\"Do të jetë vështirë të ruhet edhe kjo gjendje ekzistuese dhe LDK është e brengosur se gjendja do të përkeqësohet. LDK edhe njëherë paraqet vërejtjet kryesore për buxhetin e vitit 2012 se buxheti i vitit 2012 nuk ka asnjë element të zhvillimit ekonomik dhe nuk siguron as mirëqenies sociale. Ne vlerësojmë se sikurse në këtë vit, edhe buxheti i vitit 2012 ka të njëjtat probleme strukturore\"

Deficiti buxhetor sipas LDK-se pritet të jetë 3.5% e GDP-së, që është mbi nivelin e lejuar me normat evropiane, prapë kemi të buxhetuara 300 milion nga shitja e PTK, gjë që nuk është e pranueshme për LDK-në, dhe nuk ekziston paritet në mes të kategorive të shpenzimeve buxhetore.

“Korniza afatmesme e shpenzimeve 2012-2014” sipas LDK-se është dokument i pavlerë, për arsye se asgjë nga ai dokument nuk reflektohet në buxhet dhe e njëjta gjë po ndodh edhe me “Plani i Bullgarisë”.

Struktura e të hyrave prej 831 milionë nga dogana nënkupton se Kosova do të vazhdojë të eksportojë kesh dhe importoj  mallra. Ky nuk është koncept i zhvillimit dhe i mirëqenies.

\"Investimet kapitale prej 616 nuk pritet të krijojnë efekte multiplikuese në ekonominë vendore, pasi 49% të investimeve kapitale në nivel qendror shkojnë vetëm për një projekt (projekti i autostradës) dhe nuk ka prioretizim të shpenzimeve kapitale.\"

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)