12 Janar 2025

LDK: Buxheti 2012 është i ndërtuar në logjikën e buxheti 2011

Prishtinë, 5 dhjetor -  Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se e ka analizuar me kujdes Projektbuxhetin e Vitit 2012 të prezantuar nga Qeveria me ç\'rast se është shumë e shqetësuar dhe ka po aq vërejtje e kritika, njësoj sikur kur e ka diskutuar për Projektbuxhetin e Vitit 2011 në mars të këtij viti.

Ky buxhet sipas LDK-së është i ndërtuar në logjikën e njëjtë sikurse edhe buxheti i vitit 2011, i cili u projektua mbi burime të paqëndrueshme të të hyrave dhe rrjedhimisht implementimi ishte në shpërputhje të madhe me planifikimin.

Gjatë gjithë vitit Kosova u rendit keq e më keq në raportet ndërkombëtare. Kosova u rendit e 117-ta në rangim ndërkombëtar për bërje të biznesit, e 110-ta për korrupsion, ndërsa e para në rajon si vendi më i korruptuar, pothuaj e fundit për liri të medieve.

Ndërsa, Raporti i Progresit për Vitin 2011 i Komisionit Evropian tregon se Kosova ose ka ecur mbrapa ose ka qëndruar pa lëvizur në shumë fusha të zhvillimit ekonomik dhe social. Sipas OKB-së, Kosova zë vendin e tretë në botë për nga numri i azilkërkuesve.

Të gjitha këto raporte ndërkombëtare sipas LDK-së e konfirmojnë qeverisjen e dobët dhe të dëmshme për vendin.

Në mars të këtij viti, LDK-ja ka thënë se Qeveria nuk do të marrë fondet prej 167 milionë eurosh prej Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore (BB), Komisionit Evropian (KE) dhe donatorëve të tjerë, si dhe nuk do të mund të realizojë as 300 milionë nga shitja e PTK-së.

Të gjitha këto sipas LDK u vërtetuan gjatë këtij viti dhe Qeveria në vend se të mësojë prej kësaj, ajo krenohet duke thënë se nuk i humbi paratë nga donatorët dhe nuk u shit PTK-ja.

\"Qeveria duhet të jetë e hapur, të pranojë se nuk po falimenton falë rezervave buxhetore të grumbulluara nga vitet e mëparshme dhe gjithashtu duke bërë shkurtime drastike të shpenzimeve kapitale, duke mos paguar shumë obligime, duke bartur projektet nga viti në vit dhe duke u munduar të fshihet pas manipulimeve me numra.\"

LDK po ashtu ka vlerësuar se aq shumë ndryshime kanë ndodhur në buxhetin e vitit 2011, sa që Ligjit për Buxhetin e Vitit 2011 i ka humbur kuptimi.

Qeveria i ka zvogëluar dukshëm shpenzimet kapitale dhe ka shtyrë shumë projekte për vitin e ardhshëm, për t’u siguruar që do ketë para në llogaritë e saj. Krejt kjo si pasojë se Qeveria llogariti në fillim të vitit që do ta shiste PTK-në dhe do t’i merrte 167 milionë nga donatorët ende pa arritur marrëveshje me ta.

Kjo sipas LDK ka krijuar një situatë në të cilën shumica e projekteve për vitin 2012 janë projekte të bartura nga ky vit - e theksojmë projekte të bartura e jo projekte ne vazhdim, siç po i quan Qeveria.

Projekte të bartura janë ato projekte, të cilat është dashur të përfundojnë gjatë këtij viti, e ato as që kanë filluar, por vetëm kanë qenë të buxhetuara për vitin 2011, duke fryrë në mënyrë artificiale shpenzimet kapitale.

\"Buxheti i vitit 2012 nuk ka asnjë element të zhvillimit ekonomik dhe nuk siguron as mirëqenie sociale. Ne vlerësojmë se, sikurse në këtë vit, edhe buxheti i vitit 2012 ka të njëjtat probleme strukturore\".

Deficiti buxhetor sipas LDK pritet të jetë 3.5% e GDP-së, që është mbi nivelin e lejuar me normat evropiane, të cilat thonë që deficiti buxhetor nuk duhet të kalojë 3% të GDP-së, dhe prapë kemi të buxhetuara 300 milion nga shitja e PTK, gjë që nuk është e pranueshme për LDK-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)