16 Janar 2025

LDK: Buja u ka dhënë prona në shfrytëzim militantëve të partisë

Prishtinë, 2 shkurt - Dega e Lidhjes Demokratike te Kosovës (LDK) në Lipjanit ka akuzuar qeverisjen komunale në Lipjan se ka dhene prona në shfrytëzim militantëve të partisë në pushtet.

Permes nje deklarate për mediat, LDK ka kërkuar transparencë në dhënien e pronave komunale dhe transparencë në inkasimin e qirasë nga objektet dhe pronat komunale.

“Udhëheqja komunale aktuale, nën udhëheqjen e kryetarit Shukri Buja, po vazhdon të ngarkojë pikërisht ato biznese që janë të rregullta në përmbushjen e obligimeve komunale.\"

\"Aprovimi i Rregullores për taksa dhe tarifa është në kundërshtim me politikat stimuluese të investimeve në bizneset e vogla dhe të mesme dhe në kundërshtim me politikat lehtësuese për bizneset, të aprovuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, thuhet në reagim të LDK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)