LDD: Qeverisja në Kosovë po dështon hap pas hapi
Prishtinë, 15 shkurt - Nën udhëheqjen e liderit Nexhat Daci, kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë mbajti takimin e rregullt javor. Ky takim shënoj takimin jubilar të 100-të të kryesisë së LDD-së.
Lidhja Demokratike e Dardanisë diskutoj rreth aktualitetit politik në nivel vendi, si dhe u vlerësua shënimi i organizimit të 3 vjetorit të këtij subjekti, në të cilin morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të subjekteve politike mbarë shqiptare.
Kryesia e LDD-së nën udhëheqjen e kryetarit të saj akademik Nexhat Daci, po ashtu vlerësoi si të drejt dhe të matur, hapin e fundit të ndërmarr nga ky subjekt, me rastin e dërgimit të një letre drejtuar dr.Fatmir Sejdiut, e cila u vlerësua si mundësi e daljes nga ngërçi politik që ka kapluar vendin, si dhe mundësi e zhvillimit të hovshëm të Republikës së Kosovës, ku si epiqendër do të ishte krijimi i mundësive për zhvillimin e jetës normale të qytetarëve të vendit.
Lidhja Demokratike e Dardanisë në takimin e saj të 100-të, vlerësoi lartë aktivitetin e degëve të LDD-së në Kosovë dhe diasporë, të cilat e bëjnë të sigurt ecjen e partisë, ku do të vazhdojë angazhimin e saj për të kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe do të jap kontribut të veçantë në krijimin e mundësive për zhvillimin dhe modernizimin e vendin.
Lidhja Demokratike e Dardanisë konsideron se, pas një katastrofe sociale që po mbretëron në vend, Qeverisja në Kosovë ka dështuar në hapat e saj, të cilat kanë qenë në disfavor për qytetarët e Republikës së Kosovës, me çrast ka dal me vlerësimin se, në këtë formë, zhvillimi i Kosovës është vetëm një iluzion, andaj konsideron se qeverisja e vendit duhet të ketë ndërrime rrënjësore, të cilat do të mundësonin që Kosova të zhvillonte mbi të gjitha një jetë normale rajonale.