LDD përkrahë projektet e Bankës Botërore
Prishtinë, 8 shtator - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci, ka pritur sot në një takim znj. Clelia Rontoyanni, përfaqësuese e Bankës Botërore me seli në Uashington.
Znj. Rontoyanni e ka njoftuar kryetarin Daci me projektet e BB për modernizimin e sektorit publik në Kosovë.
Kryetari Daci tha se LDD-ja beson në projektet e Bankës Botërore dhe do t'i mbështes projektet e saja. Po ashtu akademik Daci ka thënë se bashkëpunimi i LDD-së me Bankën Botërore do të vazhdoj edhe në të ardhmen.