05 Maj 2024

LDD organizon aktivitete për mërgatën

Prishtinë, 17 korrik - Lidhja Demokratike e Dardanisë do të organizon një sërë aktivitetesh në kuadër të fushatës “LDD për Mërgatën”, u tha në konferencën për media ë LDD-së.

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDD, Iliriana Gafurri theksoi se në vazhdën e aktiviteteve qe po i bënë Kryesia e LDD-se, komisionet sektoriale,  grupet e eksperteve, Forumi i Gruas dhe Rinise të Lidhjes Demokratike të Dardanisë që kanë të bëjnë më diasporën organizohet fushata “LDD PËR MËRGATËN” e cila po organizohet prej datës 15 korrik deri me 15 Gusht.

“ LDD ka shtrirje të fuqishme në të gjitha shtetet evropiane dhe në SHBA. Në këto vende jemi partia më e fuqishme, duke i konsideruar mërgimtarët si pjesë e pandarë e jona dhe vlerave tona kombëtare”.

Kjo fushatë fillon me 18 korrik në Pejë, ku LDD shtron një darkë mirëseardhje për mërgimtarët e Rajonit të Dukagjinit, në të cilën do të jetë i pranishëm edhe kryetari i LDD-së,  Akademik Nexhat Daci.

“Gjithashtu me date 21 07 ne ora 11h në Seli të LDD-se në Prishtinë ,Kryetari Daci  do të pres dhe takojë tashmë tradicionalisht anëtarët e strukturave partiake të LDD-së në mërgim dhe mërgimtarë të tjerë të interesuar.Me date 31 07 për Rajonin e Anamoravës, në Gjilan do të organizohen gjithashtu disa aktivitete për mërgimtaret. Kurse takime me bashkatdhetarët të karakterit të bashkëbisedimit, informimit të interesimeve, shprehjes së brengave dhe shqetësimeve të tyre... do të organizojnë të gjitha degët e LDD -se në mbarë Kosovën”, kryetarja Gafuri.

“ LDD vlerëson lartë kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm të mërgatës sonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. LDD vlerëson se diaspora shqiptare ka potenciale dhe kapacitete të shumta në të gjitha fushat që i duhen shumë Kosovës dhe institucioneve të saja, e që fatkeqësisht kjo qeveri aktuale i ka injoruar dhe asnjëherë nuk ka pas vizion të mirëfilltë për integrimin e tyre”.

Lidhja Demokratike e Dardanisë si parti, që në strukturat e veta udhëheqëse si në Kryesi qendrore ashtu edhe në Këshill Kombëtarë dhe në forumet partiake, është e përfaqësuar denjësisht me njerëz të dëshmuar nga diaspora.

“LDD ofron hapësirë dhe fton bashkatdhetarët, sidomos gjeneratat e reja të shkolluara në universitetet më të njohura të Evropës, që të jenë pjesë e perspektivës së re të Kosovës dhe të jenë faktor vendimmarrës të rëndësishëm në jetën tonë politike, sociale dhe ekonomike”.

Duke iu dëshiruar pushime të këndshme ne vendlindje dhe duke i inkurajuar zonja Gafuri theksoi se LDD beson fuqishëm se me ndihmën e tyre dhe vullnetin e qytetareve të vendit, shteti ynë i do të gjejë rrugën e drejtë që të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)