27 Dhjetor 2024

LDD: Kosova është shteti më i korruptuar në Evropë

Prishtinë, 22 mars - Lidhja Demokratike e Dardanisë vlerëson se, Kosova është një ndër shtetet më të korruptuar në Evropë falë kryekëput kësaj qeverisjeje, e cila ka mungesë të kapaciteteve për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, mungesë të vizionit, si dhe mungesë të vullnetit për të vënë në agjendë luftimin e korrupsionit,  i cili gjendet fatkeqësisht në dikasteret me të rëndësishme institucionale. Këto vlerësime, sipas LDD-së,  vijnë edhe nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare për Republikën e Kosovës.
 
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë mbajti takimin e saj të rregullt nën udhëheqjen e kryetarit të saj akademik Nexhat Daci, në të cilën u diskutua rreth aktualitetit politik në nivel të Republikës së Kosovës, si dhe rreth aktiviteteve të përgjithshme të partisë.
 
Lidhja Demokratike e Dardanisë në muajin e fundit ka mbajtur takime me 80 %  të degëve të saj në Kosovë nga të cilat ka marrë përkrahje të fuqishme koncepti dhe vizioni i partisë i udhëhequr nga kryetari i saj akademik Nexhat Daci. LDD do të vazhdoj edhe më tutje takimet e saj me strukturat e degëve të tjera të cilat janë në radhë, ku poashtu do të njoftohen me konceptin dhe vizionin e LDD-së për vitin 2010.
 
Lidhja Demokratike e Dardanisë konsideron se degët e saj në Kosovë dhe diasporë janë fuqishëm të mobilizuara dhe të motivuara që në vazhdim të shtojnë aktivitetin e tyre. LDD po ashtu do të jetë edhe më e pranishme në teren, për tu njohur me brengat e qytetarëve të vendit, si dhe me problemet e vazhdueshme të tyre, të cilat janë të shumta falë qeverisjes jo vizionare që sot fatkeqësisht ka Republika e Kosovës.
 
Lidhja Demokratike e Dardanisë vlerëson se, Kosova është një ndër shtetet më të korruptuar në Evropë falë kryekëput kësaj qeverisjeje, e cila ka mungesë të kapaciteteve për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, mungesë të vizionit, si dhe mungesë të vullnetit për të vënë në agjendë luftimin e korrupsionit,  i cili gjendet fatkeqësisht në dikasteret me të rëndësishme institucionale. Këto vlerësime, sipas LDD-së,  vijnë edhe nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare për Republikën e Kosovës.
 
Lidhja Demokratike e Dardanisë në bazë të nenit 19 të statutit të saj, ka vendosur që të me 10 prill të mbajë Konventën e dytë të partisë, ku do të marrin pjesë 501 delegatë, për të cilën Konventë tashmë është caktuar edhe këshilli organizativ lidhur me organizimin sa më të mirë teknik. Konventën thërret kryetari i LDD-së ashtu siç edhe paracakton statuti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)