LDD e brengosur për rrjedhat ekonomike në vend
Prishtinë, 6 shtator - Lidhja Demokratike e Dardanisë është shumë e brengosur për rrjedhat në ekonomi dhe politikat ekonomike në Kosovë.
Anëtari i Kryesisë së LDD-së, Mustafë Pllana në konferencën për media vlerësoi se Kosova ka GDP më të ultë në Evropë.
Sipas FMN-së, GDP e Kosovës pritet të rritet 3 % , prej 1.766 /euro /capita në 2.360 euro/capita.
Prof. Pllana theksoi se vlerësimet e Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht MEF-it dhe FMN ndryshojnë dhe se vlerësimet e Bankës Botërore tregojnë se për të arritur nivelin të cilin sot e ka Maqedonia dhe Shqipëria, Kosovës i nevojiten 10 vite me një norme të rritjes prej 7 %.
Pllana theksoi se sipas FMN Kosova nuk ka ndonjë Sektor qe ka dalë ne sipërfaqe i cili do te barte zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe se rritja e tanishëm po forcohet si rezultat i Shpenzimeve Kapitale te Qeverise.
Synavere Rysha , deputete e Kuvendit të Kosovës dhe anëtare e komisionit për ekonomi u shpreh kundër shpenzimit te 350 mijë euro për veturat e presidencës dhe vlerësoi se blerja e automjeteve është gjetur si forme me e përshtatshme dhe si forme me e mire keqpërdorimi i tenderëve.
Ne vlerësojmë se ky institucion nuk ka arsye për blerjen e vetura te reja sepse ne presidencë ka vetura te mjaftueshme.
Ajo ftoi auditorin e përgjithshëm te Kosovës ne baze te kompetencave te veta qe ka te beje një auditim ne presidencë me theks te venat pozicionin e përmendur veturat dhe te na raportoje para kuvendit ne detaje ne mënyrën se si institucioni me i larte i vendit po i shfrytëzon mjetet e veta te buxhetit.