LDD: Buxhet i 2011-es do ti sjellë krizë ekonomike Kosovës
Prishtinë, 28 mars - Në takimin e radhës së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) u diskutua për aktualitetin politk në vend e me theks të veçant për miratimin e buxhetit nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë ishte vlerësim i LDD-së se ajo që mund të ofron ky buxhet më shumë është një mashtrim optik dhe se inflacioni dhe çmimet në vend e gëlltisin këtë ngritje të pagave dhe krijojn pasiguri financiare në të ardhmen.
Ironia më e madhe parlamentare është që në buxhetin e këtij viti është futur edhe privatizimi i asetit kryesor që siguron financa në Kosovë (PTK-së).
"Ky buxhet do ti sjellë pasoja dhe krizë ekonomike Kosovës në të ardhmen dhe nuk do të ketë qëndrueshmëri buxhetore duke ia shtuar kësajë edhe konfrontimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, vlerëson LDD-ja.
Në këtë takim është biseduar gjithashtu edhe për planet e LDD-së dhe gjetja e formave për të siguruar një financim të qëndrueshëm për ecjen përpara të LDD-së.