LDD angazhohet për përmirësimin e pozitës së shërbyesve civil
Prishtinë, 23 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Akademik Nexhat Daci në takim me kryetarin e Sindikatave të Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi ka thënë se LDD angazhohet për përmirësimin e pozitës materiale të shërbyesve civil.
Në platformën tonë që është shpalos ekziston dyfishimi i pagave të ulëta, rritja e mesatares brenda mundësive, pasi që kjo është çështje e zhvillimit ekonomik. Në angazhohemi për dyfishimin e pagave të ulëta dhe dyfishimi i pensioneve.
Kryetari Daci ka theksuar se deri sa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës kishte nxjerr vendimin unanim ne parlament I cili nuk është respektua për ndarjen e një milion euro në muaj shoqatës e pensionisteve deri ne gjetjen e zgjidhjes ligjore nga ana e UNMIK-ut. Unë po ju them ne LDD angazhohemi për respektimin e përmirësimit të kushteve sociale dhe ky është shansi i fundit qe mu vetëdijesu populli në Kosovë dhe LDD është ne plotëni me interesat e popullit dhe te shtetit te vet, tha me këtë rast akademik Daci.
Zoti Zymberi vlerësoi se shërbyesit civil e kanë një gjendje shumë të rendë.
Ne nuk jemi kundër ngritjes se pagave të arsimtarëve por ishte një reagim mos përmbushjes se memorandumit qe e kemi pas nënshkruar. Tani unë jam I interesuar me e ditur se çka parasheh secila parti në platformën e vet, ku e sheh rolin e sindikatës dhe mënyrën e zgjidhjes se problemeve, tha Zymberi.