Largohet nga puna një inspektor tatimor, i cili është i dënuar për korrupsion
Prishtinë, 5 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se në pajtim me nenin 60 paragrafin 1 nënparagrafin 1.6 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik, ka nxjerre vendim për shkëputjen e marrëdhënies së punës për inspektorin tatimore të dënuar për korrupsion.
Menaxhimet i lartë i ATK-së, siguron opinionin publik se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, sikurse në rastin e lartpërmendur, do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë.
ATK falënderon qytetarët, mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative.