15 Nëntor 2024

Largimi nga BE-ja, rrezikon stabilitetin financiar të Britanisë

Londër, 9 mars - Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney u shpreh të mërkurën se largimi nga BE-ja është rreziku më i madh për stabilitetin financiar të Britanisë.

Ai shtoi se pasiguria e krijuar nga referendumi mbi largimin nga BE-ja do të ndikojë në ekonominë britanike.

Duke folur në komisionin e financave të Parlamentit Britanik, Carney u shpreh që, nëse Britania largohet nga BE-ja, kjo do të ndikojë në besimin e investitorëve dhe në konsumin familjar, si edhe do të sjellë zhvlerësimin e paundit.

Megjithatë, ai theksoi se Banka e Anglisë nuk do të mbajë anë lidhur me referendumin. Nëse Britania largohet nga BE-ja, Banka e Anglisë do të bëjë të gjitha përpjekjet për të ruajtur stabilitetin financiar të vendit, u shpreh guvernatori i saj Mark Carney.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)