Largimi i Greqisë nga eurozona do të kushtojë një bilion dollarë
Athinë, 18 maj - Dëmi i përgjithshëm nga dalja e Greqisë nga eurozona do të kushtojë një bilion dollarë, shkruan Gardian, duke iu referuar vlerësimeve të ekspertëve financiar.
Gazeta zbulon se qeveria britanike, për këtë arsye, tashmë po përgatitet në mënyrë të përshpejtuar për mundësinë e largimit të Greqisë nga euroja dhe për kthim drejt valutës nacionale, dhrahmisë, në mënyrë që ekonomia britanike të dalë nga kriza e përgjithshme me më pak dëm.
Guvernatori i Bankës së Anglisë, e cila në Britaninëe Madhe e ka rolin e bankës qendrore, Mervin King deklaroi se Evropa po shkatërrohet vetë nga brenda, ndërsa në debatin në parlamentin britanik, kryeminsitri Dejvid Kameron i porositi liderët e vendeve të eurozonë në mënyrë të ashpër, që ti rregullojnë punët, ose të shpërndahen.
Porosia e Kameronit vjen para samitit të grupit G-8 në kemp Dejvid, në SHBA, por menjëherë pas zbulimit të të dhënave se eurozona, megjithatë, nuk është në recesion, se ekonomia gjermane po shënon rritje, ndrësa Franca edhe krahas të gjitha supozimeve të ekspertëve në Sitin londineez, nuk u kthye në recesion.
Në tremujorin e parë të këtij viti, vetëm ekonomia britanike, edhe një herë të përballet me recesionin.
Banka e Anglisë dje kumtoi se për shkak të gjendjeve të këtilla në fillim të vitit, e ndryshon projeksionin e vet për rritje të ekonomisë vendore, duke e ulur rritjen e paraparë të këtij viti prej 1,2 për qind, në vetëm 0,8 për qind.
Mediumet londineze euroskeptike, të gjitha të afërta me toristët në pushtet të kameronit, shkruajnë për dëshim të euros. Dejli mejl pyet se sa gjatë mund të mbahet valuta e vetme, përderisa Dejli Ekspres thashmë shpalli se euroja është e vdekur.
Minsitri britanik për biznes, Vins kejbëll u përpoq sot ta qetësojë atmosferën, duke insistuar se nuk ka vend për panikë dhe për nervozë.
Diplomatët evropianë, retorikën e shtuar antievropiane në Londër e shënojnë si sjellje tipike britanike, duke sqaruar se ajo bëhet për nevoja vendore.