Largard kërkon masa të reja kursimi në Greqi
Washington, 22 janar - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristine Lagarde thotë se Greqia ka bërë përparim në programin ekonomik dhe është duke lëvizur në drejtimin e duhur, por shtoi se nëse Athina nuk zbaton reformat ekonomike dhe financiare të kërkuara nga FMN, do të duhet të merren masa të reja kursimi.
Shefja e FMN-së tha se përpjekjet për të vënë borxhin e Greqisë në një rrugë më të qëndrueshme, qetëson partnerët evropianë dhe e bën Greqinë më të besueshme për të ofruar më shumë kohë në shlyerjen e kredisë.
Parlamenti grek ndërkohë, ka aprovuar në fundjavë një sërë reformash fiskale, të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, dhe që do të shtojë në buxhetin e vendit rreth 2.3 miliardë euro këtë vit.
Muajin e kaluar, Komisioni Europian, Banka Qëndrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kishin aprovuar një kredi prej një totali rreth 49.1 miliardë eurosh.
Nga ana tjetër, raporti më i fundit i FMN në lidhje me ekonominë greke nuk është optimist për Greqinë.
Optimizëm i përmbajtur është treguar në një raport të ri të FMN për Greqinë, ku Athinës i bëhet thirrje të fillojë zbatimin e masave të kërkuara nga kreditorët për daljen nga kriza.
FMN vëren se në Greqi nuk është bërë asnjë lëvizje për reduktimin e 25 000 punonjësve në administratën publike.
Kërkohet gjithashtu që reduktimet e pagave të bëhen me ritëm të shpejtë, të liberalizohet tregu, ndërkohë që vërehet se çmimet nuk kanë rënë.
Raporti thekson se qeveria do të duhet të shkojë në një "numër të konsiderueshëm shkurtimesh dhe në mënyrë drastike të reduktojë evazionin fiskal".
Që Greqia të ketë mundësi të vë nën kontroll krizën e saj të borxheve deri në vitrin 2016, duhet të ndihmohet vazhdimisht nga partnerët evropian, thuhet në një njoftim të FMN-s.
FMN kërkon masa të reja për 2 vitet e ardhshme për të mbyllur një vrimë prej 4 mld euro, dhe sugjeron që kjo të arrihet nëpërmjet shkurtimeve në kontributin e solidaritetit dhe në shpenzimet sociale për vitin 2015-2016.
Raporti e cilëson borxhin grek sërish të paqëndrueshëm, gjë që mund të sjellë nevojën e një reduktimi të ri të tij.
Nëse këto masa nuk merren atëherë borxhi në vitin 2020 nuk do ti arrijë parashikimet dhe Greqia do të mbetet sërish nën kujdestarinë e FMN, thuhet në raport