Lansohet Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2016-2021
Prishtinë, 15 shkurt - Kryeministri Isa Mustafa dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, do të bëjnë sot lansimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021.
Ky projekt është finalizuar përmes projektit të financuar nga BE-ja, Mbështetje për politikat e Kosovës dhe planifikimin strategjik, në vlerë prej 2.585.000 euro.
Projekti po ashtu ka përfshirë mbështetjen për përgatitjen e Programit të Reformave Ekonomike 2016-2018 dhe programet e IPA II.
Strategjia Kombëtare për Zhvillim është e përqendruar në katër shtylla: kapitali njerëzor, sundimi i ligjit, infrastruktura dhe konkurrueshmëria.