23 Dhjetor 2024

Lansohet shërbimi për pagesa elektronike për qytetarët

Prishtinë, 29 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe atë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në lansimin e pagesave elektronike, përmes të cilit synohet lehtësimi dhe shkurtimi i kohës për marrjen e shërbimeve qeveritare, pa prezencë fizike.  

Digjitalizimi, si objektiv kyç i programit qeverisës, parashihet të jetë pjesë e gjitha shtyllave në Strategjinë e re Kombëtare për Zhvillim, tha kryeministri Kurti dhe shtoi se, përmes transformimit digjital, synohet përmirësimi i avancuar i administratës publike, sistemit arsimor, sektorit të shëndetësisë, sistemit të drejtësisë dhe të gjitha fushat e tjera të qeverisjes.

“Nëpërmjet zhvillimit të qeverisjes elektronike, synojmë rritjen e transparencës, të llogaridhënies dhe përmirësimin e shërbimeve tona ndaj qytetarëve dhe bizneseve”, u shpreh kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij.

Sot u fillua me pilotimin e pagesave elektronike për shërbimet qeveritare që janë një komponent përbërës i rëndësishëm për realizimin e shërbimeve të e-qeverisjes.

Qëllimi sipas kryeministrit është që qytetarëve t’iu ofrohet mundësia që shërbimet e iniciuara në mënyrë elektronike në portalin e-Kosova, të mund edhe të përfundohen në mënyrë elektronike brenda portalit qeveritar.

 Gjatë fazës së pilotimit, pagesat elektronike fillimisht do të aktivizohen për pagesën e tatimit në pronë, si dhe pagesën e gjobave në trafik.

Pritet, që së shpejti pagesat elektronike të përdoren edhe për shërbime tjera qeveritare, si vazhdimi i regjistrimit të veturës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)