Lansohet raporti i identifikimit të nevojave të punëdhënësve
Prishtinë, 29 nëntor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë raportin Vlerësimi i nevojave për shkathtësi - Identifikimi i nevojave të punëdhënësve në gjashtë sektorë ekonomik në Kosovë.
Raporti, që në vete përmbanë të dhënat e mbledhura nga 587 kompani private nga sektorë të përzgjedhur, vë në pah shkathtësitë e kërkuara nga punëdhënësit dhe shërben si një resurs për të ndihmuar politikë-bërësit, ofruesit e trajnimeve dhe edukimit që të harmonizojnë më mirë politikat për zhvillimin e fuqisë punëtore dhe programet sipas nevojave të tregut të punës.
Në ngjarje do të marrin pjesë edhe Shkëlqesia e saj Znj. Anne Huhtamӓki, Ambasadore e Finlandës në Kosovë, përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Autoritetit Kombëtar për Kualifikime dhe UNDP-së.